Simeone: Jemi kthyer nga një situatë e vështirë
- Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone është i kënaqur nga loja e ekipit të tij në ndeshjen e xhiros së 10-të të La Ligës me Leganes.
- Post By Melahat Baftija
- 10:51, 21 tetor, 2024
Madrid, 2 1tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone është i kënaqur nga loja e ekipit të tij në ndeshjen e xhiros së 10-të të La Ligës me Leganes.
Nikoqirët kanë festuar me 3:1 edhe krahas asaj që Leganes ishte në epërsi në pjesën e parë.
"Jam i kënaqur që arritëm të rikthehemi nga një situatë e vështirë pasi kundërshtari kaloi në avantazh. Kemi luajtur një pjesë të dytë të shkëlqyer. Duhet të vazhdojmë në të njëjtën frymë. Në pushim u thashë lojtarëve të mi se janë të përgatitur mirë, kemi 15 ditë që po punojmë, që goli i pësuar nuk duhet të na nxjerrë jashtë ritmit", ka thënë Simeone për "As".
Atletiko ka 20 pika dhe është në vendin e tretë të tabelës në kampionatin evropian.
Në xhiron e ardhshme të përzgjedhurit e Simeones do të luajnë kundër Betis më 27 tetor. mb/
Foto: EPA