• e mërkurë, 23 tetor 2024

Enrike: Pa dyshim, PSV është një kundërshtar i nivelit shumë të lartë

Enrike: Pa dyshim, PSV është një kundërshtar i nivelit shumë të lartë

 Paris, 22 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Paris Sen-Zhermenit, Luis Enrike ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjen e futbollit në Ligën e Kampionëve kundër PSV-së.

"Presim një ndeshje të vështirë. Është një ndeshje kaq i hapur që gjithçka mund të ndodhë. Mbështetja nga tifozët do të jetë shumë e rëndësishme. Nuk është e lehtë të vlerësohet niveli i kundërshtarit. Duhet parë edhe nëse luan në shtëpi apo mysafir, kjo ndryshon gjithçka. Pa dyshim, PSV është një kundërshtar i nivelit shumë të lartë. Ata janë të fortë në ligën e tyre dhe kanë statistika fantastike. Luajnë lartë, shtypin shumë, janë një ekip i guximshëm. Gjithashtu dinë të mbrohen mirë", deklaroi Enrike për faqen zyrtare të PSZH-së.

 Ndeshja mes PSZH dhe PSV do të luhet sonte në Paris me fillim nga ora 21.

 Pas dy xhirove të para në Ligën e Kampionëve, PSZH ka tre pikë, ndërsa PSV vetëm një pikë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR