• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arsenali në probleme: Tre përjashtime, shtatë pikë të humbura

Arsenali në probleme: Tre përjashtime, shtatë pikë të humbura

Londër, 20 tetor 2024 (MIA) - Arsenali ka pësuar humbjen e parë në Premier ligë si dhe humbjen e pare si mysafir në vitin 2024, por problem bosht për "topçinjtë" është përjashtimi i tretë në tetë xhirot e para!

Kundër Brajtonit u përjashtua Rajs (minuta e 49-të), ku ndeshja përfundoi me rezultat (1:1), ndërsa në duelin me Mançester Sitin (2:2) ata luajtën gjithë pjesën e dytë pa Leandro Trosarin, ndërsa seria vazhdoi mbrëmë kundër Burnemuthit (0:2) pasi Uiliam Saliba u përjashtua nga loja në minutën e 30-të. Tri ndeshje me një lojtar më pak dhe dy pikë të fituara mund t'i kushtojnë shtrenjtë Arsenalit në garën për titull.

"Nëse nuk e ndryshojnë këtë, sigurisht që nuk do ta fitojnë Premier ligën", tha sulmuesi legjendar Alan Shirer.

Trajneri Mikel Arteta pas ndeshjes tha se kishte folur disa herë me lojtarët për disiplinën.

"Të luash 65 minuta me 10 lojtarë është një mision pothuajse i pamundur në këtë nivel. Ka gjëra që kemi diskutuar me lojtarët për këtë temë. Sigurisht që duhet të arrijmë të qëndrojmë me 11 lojtarë në fushë nëse duam të jemi në pozicion, të luftojmë për qëllimin tonë kryesor", tha Arteta.

Duhet thënë se kampioni i fundit i Premier ligës me tre suspendime në një sezon ka qenë Leçesteri (2015/16), dhe prej atëherë deri në sezonin e kaluar kampionët nuk kanë pasur më shumë se dy suspendime për gjithë sezonin.

Arsenali tashmë ka tre dhe kjo është një alarm si për Artetën ashtu edhe për lojtarët, shkruajnë mediat e atjeshme.

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR