• e diel, 20 tetor 2024

Çavi mund të bëhet trajner i Katarit

Çavi mund të bëhet trajner i Katarit

Barcelonë, ​​20 tetor 2024 (MIA) - Ish trajneri i Barcelonës, Çavi Ernandez mund ta marrë drejtimin e reprezentacionit të Katarit, transmeton "Al Raja".

Sipas burimit, udhëheqësia e kombëtares së Katarit së shpejti do të bisedojë me ekspertin 44-vjeçar.

Çavi këtë verë dha dorëheqje si trajner i Barcelonës. Ai ka qenë trajner i katalunasve që nga nëntori i vitit 2021. Para kësaj, spanjolli ka punuar në Al-Sad të Katarit.

Reprezentacioni i Katarit nga dhjetori i vitit të kaluar drejtohet nga bashkatdhetari i Çavit, Tintin Markez.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR