• e shtunë, 23 nëntor 2024

Siljanovska Davkova: Komisioni është udhëhequr nga veprat konkrete, fakt është se personat janë negativë

Siljanovska Davkova: Komisioni është udhëhequr nga veprat konkrete, fakt është se personat janë negativë

Shkup, 23 tetor 2024 (MIA) - Në lidhje me faljet e të dënuarve dhe reagimet për disa prej tyre sot në opinion, presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova tha se tani e sheh se "personat janë vërtet interesant në kuptimin negativ të fjalës", por Komisioni i Faljes udhëhiqej nga veprat konkrete dhe se edhe pse firmos vendimet dhe fjalën përfundimtare e ka ajo, nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në punën e tij.

Presidentja për TV 21 deklaroi se kur e kanë formuar Komisionin për Falje, për të cilin tha se është përbërë nga ekspertë të shquar të kësaj fushe dhe njohës, ka thënë se e respekton punën e tyre. Siç tha ajo, kur jepen komente, harrohet se analizohet para se gjithash puna.

"Nuk i di as emrat, të them të drejtën, por kur firmosa këto vendime u drejtova nga fakti se në rastin e parë nuk e di as emrin si ishte, vepra është, dënimi është një vit e tre muaj dhe vepra penale ka të bëjë me armëmbajtje pa leje dhe pesë plumba. Kjo është vepra. Ndoshta ata u nisën nga kjo. Po personi, e di kush është ai person, por e kam fjalën për punën e komisionit. Në rastin e dytë bëhet fjalë për një vepër penale që lidhet me dhunën ose zënkën në pikën e pagesës dhe dënimi është gjashtë muaj. Ndoshta nga kjo janë udhëhequr duke i zëvendësuar të dyja, me të parin është një vit e tre muaj, pra kur i zëvendësuan këto dënime me tre vjet me kusht. Po, personat janë vërtet interesantë në kuptimin negativ të fjalës, ky është fakt, tani e shoh, por them se janë udhëhequr nga veprat specifike. Unë supozoj se ka një mënyrë për të sanksionuar sepse po të ishte vepra anëtarësimi në organizata kriminale dhe nuk e di sa e rrezikshme do të ishte. Pra, respektoj dijen, po, firmos vendimet, por them që nuk do të ndërhyj asnjëherë drejtpërdrejt në punën e komisionit. Është e vërtetë që unë e kam fjalën e fundit, por ju lutem ta keni parasysh këtë", tha Siljanovska Davkova për TV21.

Presidentja dje ka marrë vendim për faljen e dhjetë të dënuarve, mes të cilëve ish kryetarin e komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, Shenoll Masllani nga Haraçina, për të cilin mediat raportojnë se është vëllai i Shenki Versaçe, Akif Ravamanoski, pjesëtar i klanit të drogës "Baron", dhe Marjan Efremov, i dyshuari kryesor në aferën "Spiuni". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR