• e premte, 27 shtator 2024

Siljanovska Davkova e priti Rita Kolumbian, koordinatore e përhershme e sapoemëruar e Kombeve të Bashkuara

Siljanovska Davkova e priti Rita Kolumbian, koordinatore e përhershme e sapoemëruar e Kombeve të Bashkuara

 Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti Rita Kolumbian, koordinatore e përhershme e sapoemëruar e Kombeve të Bashkuara në vend me të cilën bisedoi për aktivitetet dhe projektet aktuale të cilat me mbështetjen e Organizatës së KB-së realizohen te ne ku u theksua bashkëpunimi i mëparshëm i shkëlqyer institucional, në të gjitha nivelet dhe fushat.

 Siç njoftuan nga kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova, duke i shprehur urime për emërimin në detyrë, shprehu kënaqësi nga kontributi i mëparshëm i jashtëzakonshëm i Kombeve të Bashkuara për integrimin tonë evropian, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për vendin dhe qytetarët.

 Të dyja bashkëbisedueset biseduan për zbatimin e kornizës për bashkëpunim nga viti 2021-2025, si dokument strategjik kryesor që përcakton punën e sistemit të KB-së në vend, në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit. qa/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR