• e premte, 22 nëntor 2024

Si pasojë e zjarrit në Strimnicë të Tetovës jetën e humbi një 90-vjeçar

Si pasojë e zjarrit në Strimnicë të Tetovës jetën e humbi një 90-vjeçar

 Tetovë, 19 nëntor 2024 (MIA) - Një banor i  90-vjeçar i Strimnicës së Tetovës ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në shtëpinë e tij mbrëmë rreth mesnatës.

 Sipas informacioneve të Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza Tetovë, në periudhën nga ora 23:34 deri në orën 02:45, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve me 11 zjarrfikës dhe katër makina zjarrfikëse kanë shuar një shtëpi të djegur në fshatin Strimnicë, pjesë e Komunës së Zhelinos.

 "Nga ana e zjarrfikësve të Tetovës në orën 00:19, personi i vdekur është nxjerrë nga shtëpia dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe mjeku i mjekësisë ligjore për veprim të mëtutjeshëm", informon QRMK Tetovë.

Nga SPB Tetovë informuan se në vendin e zjarrit kanë dalë zyrtarë policorë nga stacioni në Grupçin. 

 "Zjarri është shuar, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjeksëore ka konstatuar vdekjen. Kontroll  kanë kryer prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë", informojnë nga SPB Tetovë.

 Sipas informacioneve të SPB Tetovë, Z.Sh (90) ka jetuar i vetëm në shtëpi.

 Foto: E.H.

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR