• e premte, 22 nëntor 2024

Mickoski: Dita e alfabetit të Gjuhës shqipe - simbol i arsimit, pasurisë kulturore dhe përparimit të një kombi

Mickoski: Dita e alfabetit të Gjuhës shqipe - simbol i arsimit, pasurisë kulturore dhe përparimit të një kombi

Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Sot mblidhemi me respekt së bashku për të festuar Ditën e Alfabetit Shqip - simbol i arsimit, pasurisë kulturore dhe përparimit të popullit shqiptar, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Hristijan Mickoski.

"Kjo ditë, 22 Nëntori, na kujton Kongresin në Manastir, të mbajtur në vitin 1908. Aty, me mençuri dhe unitet, intelektualët morën një vendim që do t'i hapë rrugën gjuhës shqipe në të ardhmen – krijimin e një alfabeti unik dhe të standardizuar. Ky vendim nuk ishte vetëm gjuhësor; ishte një akt i krijimit të një të ardhmeje dhe një pikë referimi kulturore. Shkrim-leximi dhe arsimi nuk janë luks – ato janë të drejta themelore dhe instrumentet më të fuqishme për transformimin e shoqërisë sonë. Rëndësia e tyre nuk mund të matet me numra, por ndikimi i tyre shihet në jetën më të mirë të çdo individi dhe në përparimin e të gjithë komunitetit", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk,

Porositi se duhet të investojmë në shkrim-lexim, të hapim dyert e arsimit për të gjithë. Të krijohet një shoqëri në të cilën dija do të jetë monedha më e fortë. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shtet që do të jetë i përgatitur për të ardhmen. ls/

Foto: Fejsbuk i Hristijan Mickoskit

 

QËNDRONI TË LIDHUR