• e shtunë, 23 nëntor 2024

Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar

Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar

Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka uruar 22 Nëntori - Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, me ç'rast thotë se gjuha shqipe është rojtar i identitetit tonë kombëtar.

"Alfabeti shqiptar nuk është vetëm një kodeks i shkëlqyeshëm që hap dyert drejt një gjuhe, por ai për shkak të historisë së pazakontë të popullit të tij ka marrë përmasat e një rojtari të identitetit shqiptar!", shkruan në urimin e tij Taravari.

Taravari shprehet se duhet të jemi mirënjohës që alfabeti ynë arriti të qëndrojë në këmbë edhe përskaj stuhive të shumta.

"Le ta gëzojmë Alfabetin tonë! Duhet të jemi veçanërisht mirënjohës ndaj tij që edhe pse mes shumë stuhive arriti të qëndroi në këmbë! Gëzuar!", shkruan më tej në urimin e tij, Taravari.

Ndryshe, në Kongresin e Manastirit më 22 nëntor është shënuar Dita e Alfabetit Shqip, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR