• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shukova: Së shpejti do të ketë ligj për dekarbonizim

Shukova: Së shpejti do të ketë ligj për dekarbonizim

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Ulja e emetimeve të dioksid karbonit, dekarbonizimi do të rregullohet me ligj, ndërsa ekonomia është e gatshme ta zbatojë, këtë e përmendi ministrja e Ekonomisë, Kaja Shukova në konferencën me temë: "Shkathtësi të qëndrueshme energjetike në ndërtimtari" - SEEtheSkills projekt të cilin e organizon Oda ekonomike.

Ministrja Shukova vlerësoi se agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, është vegël serioze drejt së cilës duhet të synojmë, sepse, siç tha, disa nga parimet e saj tregojnë se sa është i rëndësishëm për Evropën dekarbonizimi.

"Ne gjeografikisht si pjesë e Evropës dhe nesër si pjesë administrative e BE-së, duhet t'i ulim sasitë e mbeturinave të cilat në mënyrë përfundimtare i deponojmë2, deklaroi Shukova.

Për dekarbonizimin do të na nevojitet legjislatura në pjesën e aksionit klimatik të cilën shpresoj se për kohë të shkurtë do ta sjellim dhe së shpejti do t'ia parashtrojmë Kuvendit të RMV-së. Megjithatë edhe sektori privat i cili sot në deklarimet e veta tregoi se janë të gatshëm për aksion klimatik, janë të gatshëm për ligjin përkatësisht për tregtim me emetimet", tha ministrja për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Kaja Shukova.

Ajo shfaqi shpresë se zbatimi i agjendës së gjelbër nga ana e shtetit, sektorit shkencor dhe ekonomisë do të vazhdojë edhe më tej. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR