Shtatë fundjava të zgjatura për të gjithë qytetarët në vitin 2026
- Në vitin 2026, të gjithë qytetarët e Maqedonisë e Veriut do të kenë shtatë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jopune për të gjithë qytetarët, shtatë janë ose të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose janë të dielën dhe në përputhje me Ligjin, ditët jopune transferohen të hënën.
- Post By Fami Bajrami
- 08:32, 5 janar, 2026
Shkup, 5 janar 2026 (MIA) - Në vitin 2026, të gjithë qytetarët e Maqedonisë e Veriut do të kenë shtatë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jopune për të gjithë qytetarët, shtatë janë ose të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose janë të dielën dhe në përputhje me Ligjin, ditët jopune transferohen të hënën.
Fundjava e parë e zgjatur do të jetë gjatë muajit të Ramazanit, që është më 20 mars të premten dhe tjetra është në prill kur festohet festa ortodokse Pashkët. Kështuqë ditë jopune është 13 prilli, e hënë për të gjithë qytetarët dhe e premtja 10 prill që është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks.
Qytetarët fundjavë të zgjatur do të kenë më 1 maj - Dita e punës që është të premten, por edhe më 24 maj - Ditën e mësimdhënësve mbarëslloven, që është të dielën, por ditë jopune është e hëna, 25 maj.
Fundjavë të zgjatur do të ketë edhe për 2 gusht kur është Dita e Republikës ku e hëna, 3 gusht është ditë jopune, ndërsa fundjavë tjetër e zgjatur është Ditën e Kryengritjes Popullore e cila festohet më 11 tetor. Kjo festë është të dielën, por meqenëse është festë zyrtare e hëna, 12 tetori është ditë jopune.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të festojnë gjithashtu fundjavë të zgjatur për Ditën e Luftës revolucionare maqedonase e cila është më 23 tetor, e premte.
Me faktin se për qytetarët ortodoksë ditë jopune janë 19 janari e premte, 29 maji e premte para Ditës së Shpirtrave dhe 28 gushti, Dita e Shën Mërisë e cila është gjithashtu të premten, ata do të kenë tre fundjava të tjera të zgjatura.
Ditë jo pune për të gjithë qytetarët janë 1 janari, Dita e Vitit të Ri, 7 janari Krishtlindjet, 8 shtatori kur festohet Dita e Pavarësisë dhe 8 dhjetori e martë Dita e "Shën Klimentit të Ohrit".
Për qytetarët e besimit ortodoks, ditë jopune është edhe 6 janari, Buzmi që festohet të martën.
Për qytetarët e besimit katolik, ditë jopune janë 6 prilli (e hënë), Pashkët dita e dytë e Pashkëve, 1 nëntori (e diel), Dita e Gjithë Shenjtorëve dhe 25 dhjetori (e premte), dita e parë e Krishtlindjeve.
Për qytetarët e besimit mysliman, ditë jopune është 27 maji (e mërkurë), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit.
Sipas Ligjit për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 21/98 dhe 18/07), më
2026, ditët jopune janë:
Për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut
• 1 Janar (e enjte), Viti i Ri,
• 7 Janar (e mërkurë), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks,
• 20 Mars (e premte), Fitër Bajrami, dita e parë e Fitër Bajramit
• 13 Prill (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,
• 1 Maj (e premte), Dita e Punës
• 24 Maj (e diel) "Shën Cirili dhe Metodi" - Dita e Iluministëve mbarëslloven, 25 Maji (e hënë) është ditë jopune,
• 2 Gusht (e diel), Dita e Republikës, apo 3 Marsi (e hënë) është ditë jopune,
• 8 Shtator (e martë), Dita e Pavarësisë,
11 Tetori (e diel), Dita e Kryengritjes Popullore, ose 12 Tetori (e hënë) është ditë jopune,
• 23 Tetor (e premte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase,
• 8 Dhjetor (e martë), “Shën Klimenti i Ohrit”.
Për qytetarët e besimit ortodoks
• 6 Janar (e martë), Buzmi, një ditë para Krishtlindjeve,
• 19 Janar (e hënë), Uji i Bekuar,
• 10 Prill (e premte), E premtja e Madhe, e premte para Pashkëve,
• 29 Maj (e premte), Dita e Shpirtrave, e premtja para Ditës së Shpirtrave,
• 28 Gusht (e premte), Shën Mëria.
Për qytetarët e besimit katolik
• 6 Prill (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve,
• 1 Nëntor (e diel), Festa e Gjithë Shenjtorëve,
• 25 Dhjetor (e premte), dita e parë e Krishtlindjeve.
Për qytetarët e besimit mysliman
• 27 Maj (e mërkurë), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit
Për qytetarët e komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut
• 22 Nëntor (e diel), Dita e Alfabetit Shqip
Për qytetarët e komunitetit serb në RMV
• 27 Janar (e martë), Shën Sava
Për qytetarët e komunitetit rom në RMV
• 8 Prill (e mërkurë), Dita Ndërkombëtare e Romëve
Për qytetarët e komunitetit vlleh në RMV
• 23 Maj (e shtunë), Dita Kombëtare e Vllehëve
Për qytetarët e komunitetit hebraik në RMV
• 21 Shtator (e hënë), Jom Kipur, dita e parë e Jom Kipurit
Për qytetarët e komunitetit boshnjak në RMV
• 28 Shtator (e hënë), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve
Për qytetarët e komunitetit turk në RMV
• 21 Dhjetor (e hënë), Dita e Arsimit të gjuhës turke
Foto: arkivi i MIA-s
Sllavica Stefanovska