• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shekerinska, Spasovski dhe Shkrijel në Akademinë rajonale socialdemokrate për lidership të grave

Shekerinska, Spasovski dhe Shkrijel në Akademinë rajonale socialdemokrate për lidership të grave

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Sot në Shkup ka filluar Akademia rajonale socialdemokrate për lidership të grave në të cilën marrin pjesë lidere gra nga partitë socialdemokrate dhe organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Greqia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, informojnë nga Fondacioni Fridrih Ebert (FES).

Në Akademi prezantime kanë pasur përfaqësueset e Forumit të grave të LSDM-së, koordinatorja e projektit në FES Nita Starova dhe përfaqësuesja e FES Beograd Ana Manojloviç-Stakiç.

Deputetja Sanela Shkrijell së bashku me gratë lidere nga rajoni do të diskutojë mbi situatën me lëvizjet antigjinore në vendet e rajonit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së forcave progresive në trajtimin e narrativëve antigjinore.

Nesër nënkryetarja e Partisë Socialiste Evropiane (PSE) Radmila Shekerinska dhe ministri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski do të debatojnë në panelin "Ndikimi i lëvizjes antigjinore në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë".

Akademia rajonale socialdemokrate për lidership te gratë organizohet nga Fondacioni Fridrih Ebert, FES Dialog Evropa Juglindore. ms/

Foto: FES 

 

QËNDRONI TË LIDHUR