SHBA-ja i lehtëson sanksionet për Sirinë pas rënies së regjimit të Asadit
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i lehtësuan sanksionet për qeverinë siriane me qëllim që të mundësojnë ndihmë humanitare, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:46, 7 janar, 2025
Uashington, 7 janar 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i lehtësuan sanksionet për qeverinë siriane me qëllim që të mundësojnë ndihmë humanitare, lajmëroi DPA.
Ministria e Financave dha lirim gjashtëmujor nga sanksionet "për mbështetje të popullit sirian në ndërtimin e tyre të ardhmërisë më të qetë dhe të sigurt".
Në dhjetor, forcat kryengritëse të kryesuara nga Ahmed al-Shara e rrëzuan nga pushteti Bashar al-Asadin, duke e përfunduar sundimin e tij prej më shumë se dy dekadave. Asad u arratis në Moskë, ndërsa lideri i ri e mori detyrën për ripërtëritje të vendit.
Zëvendës-sekretari i FInancave, Vali Adejemo, deklaroi se "fundi i regjimit brutal të Asadit krijon mundëri për ripërtëritje të Sirisë".
Edhe pse sanksionet nuk hiqen tërësisht, masat e reja sigurojnë lehtësism për aktivitetet humanitare dhe shërbimet themelore publike. ab/
Foto: ЕPА