Mbi 400 njerëz janë shpëtuar nga nën rrënojat në Tibet
- ë shumë se 400 persona janë shpëtuar nga nën rrënojat në Tibet, kumtuan sot autoritetet kineze.
Lasa, 8 janar 2025 (MIA) – Më shumë se 400 persona janë shpëtuar nga nën rrënojat në Tibet, kumtuan sot autoritetet kineze.
Vazhdon kërkimi për të mbijetuar nga tërmeti i fortë i djeshëm që goditi shpatet e Himalajave.
Të paktën 126 persona kanë vdekur, ndërsa 188 janë lënduar në tërmetin e djeshëm me intensitet prej 6,8 ballë sipas shkallës Rihter. Ky ishte një nga tërmetet më të fuqishme në rajon në vitit e fundit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s