Hërnçirova: Për momentin në BE nuk ka nevojë të përgatitemi për një pandemi të re
- Mund t'ju siguroj se për momentin nuk është e nevojshme në BE të përgatitet për një pandemi të re, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian për të Drejta dhe Aftësi Sociale, Gatishmëri, Barazi, Kulturë dhe Shëndetësi, Eva Hërnçirova në lidhje me rastin e parë të regjistruar të një personi të infektuar me metapneumovirus njerëzor HMPV në Greqi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:25, 8 janar, 2025
Bruksel, 8 janar 2024 (MIA) - Mund t'ju siguroj se për momentin nuk është e nevojshme në BE të përgatitet për një pandemi të re, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian për të Drejta dhe Aftësi Sociale, Gatishmëri, Barazi, Kulturë dhe Shëndetësi, Eva Hërnçirova në lidhje me rastin e parë të regjistruar të një personi të infektuar me metapneumovirus njerëzor HMPV në Greqi.
"Jemi të vetëdijshëm për raportet e mediave dhe për situatën në Kinë. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontroll të Sëmundjeve (ECDC) është shumë e kujdesshme në monitorimin e situatës dhe për këtë do të diskutojë edhe Komiteti Shëndetësor dhe situata do të monitorohet në javët në vijim", theksoi Hërnçirova.
Mediat greke raportuan se në Selanik është konfirmuar rasti i parë me HMPV në Greqi tek një 71-vjeçar, i cili me siguri ishte infektuar nga vajza e tij që ndodhej me pushime në Kinë, ku për momentin janë regjistruar një numër i madh i të infektimit me këtë viruset.
Megjithatë, sipas ministrit grek të Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, "nuk ka arsye për shqetësim", sepse është një virus tashmë i njohur.
"Metapneumovirus nuk është diçka e re, siç ishte Kovidi në vitin 2019, kur filloi nga Kina. Bëhet fjalë për një virus të njohur që sulmon njerëz me shëndet të dëmtuar ose fëmijët e vegjël, të cilët ende nuk kanë zhvilluar imunitet", tha Georgiadisi.
Foto: Skrinshot