• e enjte, 09 janar 2025

Gazetarja italiane Sala lirohet nga burgu në Iran

Gazetarja italiane Sala lirohet nga burgu në Iran

Romë, 8 janar 2025 (MIA) – Gazetarja italiane Sesilia Sala e cila nga 19 dhjetori ka qenë në paraburgim është liruar dhe sot po udhëton për në shtëpi, njoftuan autoritetet italiane.

"Sala ka fluturuar nga Teherani pas punës intensive të kanaleve diplomatike dhe inteligjente", tha kryeministrja italiane Xhorxha Meloni.

Gazetarja e të përditshmes italiane “Il Filo” (Il Foglio) u arrestua në Teheran më 19 dhjetor, tre ditë pasi mbërriti në vend. Ajo akuzohet për shkelje të ligjeve të Iranit.

Zyrtarë italianë spekulojnë se arrestimi dhe lirimi i Salës do të përdoret në negociatat për lirimin e Mohamed Abedinit i cili më 16 dhjetor u arrestua në aeroportin e Milanos, pas një urdhërarresti amerikan.

Ministria e Drejtësisë së SHBA-së ka akuzuar Abedinin dhe tre iranianë të tjerë se kanë furnizuar teknologji për prodhim të dronëve që janë përdorur në një sulm ndaj një baze ushtarake amerikane në Jordani janarin e kaluar ku jetën e humbën tre ushtarë amerikanë.

Abedini mbetet edhe më tej në paraburgim në Itali.

foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR