• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shaqiri: Deri të premten rekomandime konkrete, bashkëpunëtorët profesionistë në shkollat do të organizohen në nivel komune

Shaqiri: Deri të premten rekomandime konkrete, bashkëpunëtorët profesionistë në shkollat do të organizohen në nivel komune

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Më shumë se 15 e-mejle, mes të cilëve propozime konkrete nga mësimdhënësit dhe prindërit, kanë mbërritur në adresën elektronike për raportim të dhunës në shkolla, njoftoi sonte ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Shaqiri ka bërë të ditur se deri të premten do të shpallen rekomandime me hapa konkretë se si duhet vepruar në situata të caktuara sipas ligjeve ekzistuese. Bashkëpunëtorë profesionistë në shkolla, pedagogë, sociologë dhe psikologë, pritet të organizohen në nivel të komunave, si dhe të kenë takime të vazhdueshme me nxënës dhe prindër.

"Është e mundur të vendosen rekomandime shumë shpejt, si dhe mund të miratohen rekomandime që do të vlejnë nga viti i ardhshëm shkollor. Për mua ështe e rëndësishme gjatë kësaj periudhe që të gjithë ishin të përfshirë në procesin e asaj që duhet ndryshuar - udhëzimet, ligjet dhe rregulloret. Të gjitha institucionet reagojnë menjëherë në varësi të situatës nëse diçka raportohet nga mësues, nxënës, prindër dhe asgjë nuk duhet t'i lihet rastësisë. Ngjarja në Serbi ishte një alarm i fortë për të gjithë ne dhe një sinjal për përfshirjen sa më efektive të të gjitha institucioneve në sistem", theksoi Shaqiri në paraqitjen sonte në TV Sitel.

Ai informoi se është hapur një diskutim edhe për përdorimin e rrjetit social Tik-Tok. Disa nga pikëpamjet janë për ta ndaluar plotësisht atë, ndërsa një pjesë për ta kufizuar atë.

Lidhur me rastin në shkollën “Vëllezërit Miladinovci”, ministri informoi se janë më shumë se 12 procesverbale. Rasti është raportuar edhe në Qendrën për çështje sociale.

"Dje kam pasur një takim me një grup prindërish dhe sot ka ardhur kryesia në MASH. Deri më tani janë ndërmarrë veprime, por nga nesër do të ketë hapa konkretë", ka theksuar Shaqiri.

Siç tha ministri, nuk raportohet më për bomba. mb/

 

   

QËNDRONI TË LIDHUR