• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHA EMV: Furnizojmë energji elektrike për shkak të hidropotencialit të ulët

SHA EMV: Furnizojmë energji elektrike për shkak të hidropotencialit të ulët

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - SHA EMV në përputhje me shpalljen publike do të kryejë furnizim të energjisë elektrike për periudhën nga data 1 deri më 15 nëntor për të siguruar nevojat e përgjithshme të energjisë elektrike për Furnizuesin Universal EVN Houm, sigurimi i humbjeve në elektroshpërndarjen dhe shërbimet sistematike për SHA MEPSO, si dhe optimizimi i prodhimtarisë dhe akumulimeve, informojnë nga kompania. Furnizimi i përgjithshëm i energjisë elektrike, siç theksojnë, është 44,1 gigavat orë, përkatësisht 28,8 gigavat orë energji bazë, 15,3 gigavat orë energji elektrike, në periudhën e konsumit më të madh ditor të energjisë elektrike.

"Sasitë e përgjithshme ditore të cilat duhet t'i sigurojë SHA EMV arrijnë 12.050 megavat orë. Nevojat e furnizimit të energjisë elektrike janë adaptuar në bazë të parashikimit kohor për periudhën në vijim dhe konsumi i vlerësuar në nëntor. Furnizimi i energjisë elektrike nevojitet për ruajtjen e hidropotencialeve të cilat janë në nivel prej 19 për qind nga energjia e përgjithshme e akumuluar, që është larg mbi mesatare për këtë periudhë të vitit", thonë nga SHA EMV.

Ata theksojnë se me kujdes e ndjekin gjendjen dhe se do t'i përshtatin nevojat e furnizimit në bazë të kapacitetit të vet të disponueshëm të prodhimit.

"Duke marrë parasysh hidropotencialin e dobët, kompania do të vazhdojë me prodhimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar, para së gjithash, kapacitetet e saj në dispozicion TE Manastir 2, TE Manastir 3 dhe TE Oslomej, si bazë për prodhimin e energjisë bazë. Sipas dinamikës së konstatuar dhe nevojave të sistemit, kompania do të vazhdojë të blejë energji elektrike çdo dy javë deri në fund të vitit në përputhje me nevojat e furnizuesit universal dhe rritjen e konsumit në periudhën në vijim", theksojnë nga SHA EMV.

Ata njoftojnë se planifikohet në gjysmën e dytë të nëntorit të përfshihet edhe TE Oslomej për nevojat e të cilit në vijim është hapur thirrje publike për furnizim të 400.000 tonë thëngjill të cilësisë së lartë për periudhën prej gjashtë muajve.

"Bëhet fjalë për sasi të cilat SHA EMV nuk do të ketë obligim t'i furnizojë. Furnizimi do të bëhet vetëm nëse merren çmime të volitshme dhe nëse thëngjilli është në pajtim me parametrat e vlerës kalorifike, adekuate për termoelektranën Oslomej. Thirrja në mënyrë transparente është publikuar në ueb faqen e SHA EMV dhe në dy gazeta ditore", saktësojnë nga SHA EMV. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR