Shërbimet speciale ukrainase kanë shkatërruar një skemë korrupsioni për prokurimin e predhave të artilerisë për ushtrinë ukrainase
- Shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SSU) në bashkëpunim dhe me ndihmë të Ministrisë së Mbrojtjes shkatërroi një skemë korrupsioni për prokurimin e predhave të artilerisë për ushtrinë ukrainase me vlerë gati 40 milionë dollarë.
Kiev, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SSU) në bashkëpunim dhe me ndihmë të Ministrisë së Mbrojtjes shkatërroi një skemë korrupsioni për prokurimin e predhave të artilerisë për ushtrinë ukrainase me vlerë gati 40 milionë dollarë.
Shërbimi për shtyp i SSU-së publikoi se si rezultat i veprimeve hetimore në Kiev, është arrestuar shefi i një prej drejtorive kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ka qenë i përfshirë në transaksionin..
Agjencia e sapo krijuar për prokurimietë Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes lidhi më pas një kontratë më fitimprurëse për prokurimin e të njëjtave raketa me të njëjtin prodhues.
Kontrata e re, ndryshe nga ajo e mëparshme, parashikon blerjen e municioneve pa ndërmjetës, direkt nga prodhuesi, duke ulur kështu kohën e dorëzimit dhe koston e prodhimit.
Por, zyrtari i arrestuar, duke mos respektuar kontratën e Agjencisë për prokurim të Mbrojtjes, ka vazhduar në mënyrë të pajustifikuar funksionimin e kontratës paraprake me kompaninë për prodhimin e produkteve speciale.
Gjatë kontrollit në vendin e punës dhe vendbanimin e zyrtarit të arrestuar janë gjetur dokumente që vërtetojnë skemën korruptive.
Zyrtari është pezulluar, kërkohet përgjegjësi nga ai dhe autoritetet ukrainase po kërkojnë mënyra për të rikuperuar mjetet e shpenzuara në mënyrë të paligjshme. ls/