• e mërkurë, 17 korrik 2024

Makron deri në mbrëmje do ta pranojë dorëheqjen e Qeverisë së Atal

Makron deri në mbrëmje do ta pranojë dorëheqjen e Qeverisë së Atal

Paris, 16 korrik 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron do ta pranojë dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Gabriel Atal deri në mbrëmje, njofton BFMTV, duke iu referuar burimeve.

Makron për këtë e ka informuar qeverinë në takimin në Pallatin e Eliseut dhe e ka urdhëruar koalicionin qeveritar në largim që të japë propozim me qëllim formimin e koalicionit shumicë ose lidhjes së gjerë parlamentare.

Siç deklaruan pjesëmarrës anonim në takim, Makron i ka falënderuar kryeministrin dhe ministrat për punën e tyre të deritanishme, e cila është shoqëruar me duartrokitje. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR