• e premte, 27 dhjetor 2024

Shënohet 80 vjetori i çlirimit të Shkupit

Shënohet 80 vjetori i çlirimit të Shkupit

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Me vendosjen e luleve para përmendores së çlirimtarëve të qytetit dhe varrezave partizane sot është shënuar 80 vjetori i çlirimit të Shkupit.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka porositur se jubileu 80 vjeçar, është simbol i fitores, frymës, vendosmërisë, viktimizimit të gjeneratave që janë përpjekur që të bëjnë diçka më tepër dhe se "Shkupi ynë duhet të adhurohet me atë që së bashku do të punojmë që të kemi qytet më të mirë, i cili do të jetë krenari i secilit prej nesh". 

"Qoftë i përjetshëm kujtimi i të parëve tanë, veprat e tyre dhe të gjithë ne, qytetarët e Shkupit dhe të Maqedonisë sonë, të jemi të bashkuar në përpjekjet tona për ta bërë qytetin tonë një vend edhe më të bukur për të jetuar, por edhe më të suksesshëm. Një vend më i ndritshëm dhe më i bukur për brezat e ardhshëm... për të dëshmuar dhe treguar se Shkupi mund dhe di të punojë së bashku", tha Arsovska.

Këtë përvjetor, porositi Arsovska është koha që të përkujtojmë se duhet të ndërmerret detyrim për vazhdimin e asaj që dikush para nesh ka arritur të luftojë dhe të na lë së dhuratë me jetën dhe e tij.

Delegacionet paraprakisht kanë vendosur lule edhe para përmendores së gjeneralit Mihajllo Apostollski në Alenë e qytetarëve të merituar, ndërsa sonte në ora 19 në Filarmoninë e Maqedonisë do të mbahet edhe Akademia solemne dhe ndarja e Çmimit të 13 Nëntorit. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR