• e premte, 25 tetor 2024

Seanca gjyqësore për Sali Berishën shtyhet për më 25 nëntor

Seanca gjyqësore për Sali Berishën shtyhet për më 25 nëntor

Tiranë, 24 tetor 2024 (MIA) - Seanca për dosjen "Partizan" ku akuzohen ish presidenti shqiptar dhe ish kryeministër Sali Berisha dhe dhëndri i ti Jamarber Maltezi është shtyrë për 25 nëntor. 

Në sallën gjyqësore nuk është paraqitur Berisha i cili prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar është në arrest shtëpiak, por vetëm avokatët e tij. 

“Seanca është caktuar para disa ditësh, por dosja ka 160 mijë faqe. Çështja nuk ka as dyshimin më të vogël të arsyeshëm, do të kërkojmë mbylljen e çështjes, pastaj vendimmarrja është e gjykatës“, u shpreh avokati Genc Gjokutaj.

Berisha ngarkohet për veprën penale "Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurit lokal" të kryer në bashkëpunim, për të cilin mund të dënohet me 8 vjet burg. Dhëndri i tij Maltezi, nga Prokuroria speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, akuzohet se në mënyrë jo të rregullt e ka privatizuar kompleksin sportiv "Partizani" në qendër të Tiranës, fal vendimeve të qeverisë ku kryeministër i atëhershëm ishte Berisha, pas së cilës ka ndërtuar disa objekte shumëkatëshe dhe ka realizuar të ardhura nga biznesi i ndërtimit në shumën prej 5.4 milionë euro.

Ai në nëntor të vitit të kaluar është dërguar në aeroportin e Tiranës, kaloi një periudhë të caktuar kohore në paraburgim, pas së cilës dënimi iu ndryshua në arrest shtëpiak.

Lëndën e udhëheqë gjyqtarja Flojera Davidi e cila duhej të sillte vendim nëse çështja do të dërgohet në gjyq, mund ta rivendosë atë në pritje të përfundimit të hetimeve ose ta hedhë çështjen.

Berisha (80), konfirmoi se është i pafajshëm dhe refuzoi çdo kërkesë nga ana e tij që procesi gjyqësor të ishte një procedurë e shkurtuar e cila do të ulte dënimin e mundshëm të tij me një të tretën. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2021, ai u zgjodh deputet, por parlamenti me kërkesë të SPAK-ut i hoqi imunitetin e deputetit dhe që prej korrikut të këtij viti nuk ka marrë rrogë, pasi sipas rregullores së parlamentit, ai mungoi për gjashtë muaj.

Departamenti amerikan i shtetit e vendosi Berishën në listën e sanksioneve në maj të vitit 2021 për shkak të dyshimeve për korrupsion, ndërsa në korrik të të njëjtit vit edhe Britania e Madhe. Ai atëherë akuzoi se të dyja vendimet janë rezultat i “akuzave dhe lobimeve të kryeministrit Edi Rama dhe multimiliarderit Xhorxh Soros”. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR