Seancë e Këshillit të PP-së, do të zgjidhet shefi i Prokurorisë së Lartë Publike - Shkup
- Këshilli i Prokurorëve Publikë sot duhet të mbajë seancën e 40-të, në rend dite të së cilës janë disa pika, mes të cilave marrja e vendimit për zgjedhjen e një prokurori të lartë publik për Prokurorinë e Lartë Publike - Shkup.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:58, 27 mars, 2026
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Këshilli i Prokurorëve Publikë sot duhet të mbajë seancën e 40-të, në rend dite të së cilës janë disa pika, mes të cilave marrja e vendimit për zgjedhjen e një prokurori të lartë publik për Prokurorinë e Lartë Publike - Shkup.
Në rend të ditës është edhe marrja vendimit për zgjedhjen e prokurorëve publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Shkup.
Seanca fillimisht ishte planifikuar për më 18 mars të këtij viti, por u shty.
Foto: Arkivi i MIA-s