• e premte, 25 tetor 2024

Seancë e Këshillit gjyqësor, në rend dite formimi i Komisionit për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve për anëtarë të Këshillit

Seancë e Këshillit gjyqësor, në rend dite formimi i Komisionit për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve për anëtarë të Këshillit

Shkup, 24 teztor 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim në ora 10 do ta mbajë seancën e 503-të. Në rend dite janë vërtetimi i ndërprerjes së funksionit gjyqësor për shkak të pensionit të moshës, marrjes së vendimeve për publikimin e shpalljes për zgjedhje të kryetarëve të Gjykatës së Apelit Gostivar dhe Gjykatës Themelore Kratovë, dhe vendimmarje pas kërkesave për shpenzime të rrugës.

Gjithashtu, duhet të formohet komisioni për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve pas publikimit të shpallur për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit nga rendi i gjykatësve dhe të ketë shqyrtim dhe vendimmarje pas vendimit të marrë në Seancë të përgjithshme të Gjykatës Supreme të RMV-së, lidhur me udhëzimin e përkohshëm të gjykatësit për kryerje të funksionit gjyqësor në gjykatë tjetër.

Në seancën e sotme është paraparë që të diskutohen parashtresat dhe ankesat e qytetarëve dhe personave juridikë dhe në fund të seancës të vendoset në bazë të raporteve të Komisionit për gjendjen faktike të konstatuar pas kërkesës së paraqitur për konstatimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës dhe të formohen komisione të raportuesve pas kërkesave të paraqitura për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR