• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rexhepi konteston Metodologjinë për regjistrimin para Gjykatës Kushtetuese

Rexhepi konteston Metodologjinë për regjistrimin para Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Deputeti Skender Rexhepi-Zejd dhe kryetar i Lëvizjes Populli sot në Gjykatën Kushtetuese dorëzoi iniciativë për të kundërshtuar Metodologjinë e realizimit të regjistrimit në RMV - të vitit 2021 në pjesën e ndarjes së popullsisë në rezidentë dhe jorezidentë, sepse tani punësimi dhe shpërndarja e parave në komuna bëhet sipas këtyre shifrave të regjistrimit.

Në deklaratën për media ai tha se janë shkelur nenet 8, 9 dhe 51 të Kushtetutës dhe nenet 6, 7 dhe 17 të Ligjit për regjistrim.

"Në nenin 8 të Kushtetutës së RMV-së thuhet qartë se sundimi i ligjit në përputhje me të gjitha aktet e miratuara është e drejtë kushtetuese dhe duhet të vendoset në mënyrë hierarkike - pushteti shtetëror duhet të ndahet në ekzekutiv, gjyqësor dhe ligjvënës siç është përcaktuar tashmë. Neni 51 tashmë e konfirmon këtë në Kushtetutë dhe thotë se secili ligj duhet të miratohet në përputhje me Kushtetutën dhe të gjitha aktet e tjera duhet të miratohen në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e RMV-së, që është e kontestuar dhe e cila nuk është e njëjtë në çështjet që kemi paraqitur para Gjykatës Kushtetuese", theksoi Rexhepi.

Në nenin 9 të Kushtetutës së RMV-së thuhet se të gjithë qytetarët e RMV-së janë të barabartë para drejtësisë dhe ligjeve, gjegjësisht se të gjitha të drejtat duhet t'i shfrytëzojnë në mënyrë të barabartë pa ndarje.

"Ligji për Regjistrim tregon qartë në nenin 6, se të gjithë qytetarët e RMV-së pa marrë parasysh do të përfshihen në regjistrim, pavarësisht nëse kanë qenë brenda apo jashtë vendit gjatë regjistrimit - kategori e qartë. E treta, në nenin 16 të njejtit ligji thuhet se drejtori i Entit të Statistikave ngarkohet për zbatimin e metodologjisë, realizohet dhe zbatohet në regjistrim. Çfarë ndodhi me gabimin? Gjatë krijimit të Metodologjisë ish drejtori i Entit të Statistikave ka bërë ndarje dhe kategorizim të qytetarëve, gjegjësisht çfarë është e ligjshme dhe e paligjshme, gjegjësisht në kapitullin e pestë, neni 1 dhe 2, ka ndarë qytetarët në rezidentë dhe qytetarë jo rezidentë, gjë që nuk është në Kushtetutë apo Ligj", tha Rexhepi.

Këtu, sipas tij është shkelur e drejta kushtetuese dhe ligjore dhe ajo duhet të korrigjohet.

"Keqpërdorimin e kësaj ndarje sot e bën kjo qeverisje monoetnike, jolegjitime dhe antishqiptare e cila i kategorizon qytetarët dhe i ndan qytetarët si rezidentë dhe jorezidentë, po kështu mundësia e punësimit të qytetarëve është bërë e pamundur për ata që nuk janë banorë dhe ndarja e mjeteve sipas komunave bëhet sipas numrit të qytetarëve rezidentë, ndërsa jo siç është realisht në regjistrim", theksoi Rexhepi.

Sipas Rexhepit, kemi një zëvendëskryeministër i cili është qytetar jorezident sepse jeton në Belgjikë dhe ky rregull nuk vlen për të, ndërsa vlen për të gjithë të tjerët.

Pret që Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën e tyre dhe të marrë një vendim ligjor, ndërsa jo, siç theksoi, vendim politik.

"Nuk jemi konsultuar me partnerët e koalicionit nga Fronti Evropian. Secili vepron në mënyrë autonome, por do t'i informojmë", tha deputeti Rexhepi. rq/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR