• e enjte, 26 dhjetor 2024

Regjim i veçantë i komunikacionit për festat e Pashkëve në Shkup

Regjim i veçantë i komunikacionit për festat e Pashkëve në Shkup

Shkup, 15 prill 2023 (MIA) - Sot dhe nesër, me rastin e festës së Pashkëve, në rajonin e qytetit të Shkupit,  nga ana e Njësisë për sSguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të vendosë regjim i veçantë të komunikacionit për rrugë të caktuara në rajonin qendror të të qytetit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Siç njoftojnë nga  Ministria e Punëve të Brendshme, sot në periudhën nga ora 18:00 deri në përfundim të manifestimit “Ngjallja e Krishtit – Pashkët” në qendër të qytetit të Shkupit  për qarkullim do të jenë të mbyllura udhëkryqet:  bulevardi  “Partizanski Odredi”, nga udhëkryqi  me rr. “Franklin Ruzvelt” deri te udhëkryqi me bulevardin  "VMRO" dhe bulevardi  "Sveti Kliment Ohridski", nga udhëkryqi me bulevardin “Ilinden” deri te udhëkryqi me rr. “Dimitri Çupovski”.

"Automjetet e komunikacionit publik të qytetit (autobusët) që kalojnë mbi urën "Goce Dellçev" do të lëvizin përgjatë bulevardit “Ilinden” dhe përmes rr. “Franklin Ruzvelt” dhe do të bashkohet me bulevardin  “Partzanski Odredi”, ndërsa autobusët që kalojnë nëpër qendër të qytetit do të lëvizin përgjatë rrugës “Mitropolit Teodosij Gologanov”, pastaj përgjatë rrugës “Franklin Ruzvelt” dhe do të bashkohet me bulevardin “Patizanski Odredi”. Të njëjtat rrugë do t'i përdoren edhe nga autobusët që do të lëvizin në drejtim të kundërt", njofton MPB-ja.

Gjithashtu, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë, në Komunën e Gjorçe Petrovit për qarkullim do të jetë e mbyllur rruga   “Makedonskata Vojska”, përballë kishës “Shën Pjetri dhe Pavle”, përgjatë udhëkryqit me bulevardin  “Partzanski Odredi” deri në rr. "Gorçe Petrov". Në Komunën e Aerodromit, ndërkaq, sipas nevojës, për qarkullim do të mbyllet rruga lokale në drejtim të fshatit Lisiçë. Nëse paraqitet nevoja, për qarkullim do të mbyllen edhe rrugët e tjera rreth objekteve fetare.  

MPB u bën apelon që të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion t'i respektojnë udhrat  të cilat i japin nëpunësit e policisë. ar/


Foto. Arkivi i MIA-s 


 

QËNDRONI TË LIDHUR