• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Reagim i BDI-së për miratimin e Propozim-ligjit për arsim të mesëm në lexim të parë në Kuvend

Reagim i BDI-së për miratimin e Propozim-ligjit për arsim të mesëm në lexim të parë në Kuvend

18 dhjetor 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë  të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike. 

Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut.

Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN.

Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj.  

 Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët  e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar.

 BDI mbështet veprimet e Frontit  për të bllokuar këtë ligj. 

Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata.

 Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë.

 Bashkimi Demokratik për Integrim 

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR