• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Raporti preliminar i CIVIL-it për zgjedhjet presidenciale: Ditë paqësore e zgjedhjeve, garë demokratike dhe e ndershme zgjedhore

Raporti preliminar i CIVIL-it për zgjedhjet presidenciale: Ditë  paqësore e zgjedhjeve, garë demokratike dhe e ndershme zgjedhore

Shkup, 25 prill 2024

Ditë e qetë zgjedhjesh, garë zgjedhore demokratike dhe e ndershme dhe  pjesëmarrje (dalje) e lartë janë karakteristikat kryesore të ditës së zgjedhjeve. Institucionet siguruan një proces zgjedhor korrekt në të cilin qytetarët mund të votonin lirshëm. Partitë politike dhe kandidatët për president patën mundësinë që programet dhe konceptet e tyre t'i prezantojnë publikut të papenguar, ndërsa  mediat nuk patën pengesa në raportim. Ky është vlerësimi paraprak i CIVIL-it për zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 24 prill.

CIVIL – Qendra për Liri zbaton monitorim gjithëpërfshirës afatgjatë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që nga momenti i shpalljes së tyre më 14 shkurt.

Vëmendje e veçantë në monitorimin afatgjatë të organizatës i kushtohet dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe ndikimit malinj të huaj, si dhe financimit politik, medias dhe respektimit të standardeve ligjore gjatë procesit zgjedhor.

CIVIL- i i ka  monitoruar  Zgjedhjet Presidenciale të 24 prillit me 51 vëzhgues të akredituar. Të gjithë vëzhguesit e CIVIL-it janë të lëvizshëm, respektivisht, vizitojnë një numër më të madh të vendvotimeve, por vëzhgojnë rajonin më të gjerë në të cilin janë vendosur.

Monitorimi në terren është realizuar përmes vëzhguesve mobil afatshkurtër në terren në Shkup, Kumanovë, Probishtip, Shtip, Koçan, Veles, Kavadar, Prilep, Manastir, Ohër, Strugë, Kërçovë, Tetovë, Gostivar.

Vëzhgimi në terren kryhet në 13 kategori plus "të tjera", që jep informacion të plotë për atë që po ndodh.

Vëzhguesit kanë regjistruar mbi 60 raste të parregullsive gjatë votimit të 24 prillit.

Shumica e këtyre parregullsive ishin të natyrës teknike. Më saktësisht, në disa raste bëhej fjalë për mosfunksionim të aparateve të gjurmëve të gishtave apo pamundësi për të ngarkuar të dhënat e votuesve individualë. Administrata zgjedhore i përballoi me sukses këto sfida teknike. Megjithatë, në dy raste, votuesit hoqën dorë nga votimi për shkak të pritjes së zgjatur.

Shkelje më serioze  e standardeve është shënuar në rreth dhjetë  raste në të cilat individë nga administrata zgjedhore (bordet zgjedhore) kanë sugjeruar, pra kanë ushtruar ndikim te votuesit - për cilin  të votojnë.

Ministria e Brendshme ka raportuar për pesë raste, ndërsa CIVIL-i  për një rast të fotografimit të fletëvotimit.

Janë regjistruar edhe disa raste të shkeljes së privatësisë së votimit, si dhe shkeljes së të drejtës së votës.

Shkelja e heshtjes zgjedhore është regjistruar në disa raste, si në terren, ashtu edhe në rrjetet sociale dhe në disa media.

Edhe pse u raportuan disa dyshime për ryshfet zgjedhor, nuk u dhanë asnjë provë për veprime të tilla.

CIVIL-i përgatit një raport të plotë me të gjitha rastet individuale dhe vendvotimet, gjegjësisht lokacionet ku janë regjistruar parregullsi zgjedhore në ditën e votimit, si dhe një raport të plotë nga monitorimi afatgjatë.

Raporti i plotë, së bashku me analizat dhe rekomandimet nga monitorimi, do të publikohet pas përfundimit të procesit zgjedhor.

CIVIL-i është në dispozicion të publikut, institucioneve dhe mediave për detaje dhe gjetje në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, si dhe për të gjitha çështjet e tjera që lidhen me proceset demokratike.

Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, CIVIL do të dërgojë rreth 100 vëzhgues të akredituar.

https://civilalb.info/2024/04/25/raporti-preliminar-i-civil-it-per-zgjedhjet-presidenciale-dite-paqesore-e-zgjedhjeve-gare-demokratike-dhe-e-ndershme-zgjedhore/

 CIVIL

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR