• e mërkurë, 16 tetor 2024

Rama për "Rojters": Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër, nuk ka marrëveshje me vende tjera përveç me Italinë për emigrantët

Rama për

Tiranë, 14 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama, në prag të hapjes së qendrës së pranimit në Shengjin dhe kampin në Gjadër, ku do të vendosen emigrantët, në intervistë për "Rojters" hodhi poshtë çdo mundësi për një marrëveshje me një vend tjetër të BE-së, përveç Italisë, për pranimin e emigrantëve, transmetojnë mediat shqiptare.

Ai shtoi se Shqipëria ka lidhur një marrëveshje me Italinë për të pranuar refugjatët që mbërrijnë atje, për të ndihmuar në parandalimin e migrimit të parregullt drejt BE-së.

I pyetur nëse është e mundur një marrëveshje e tillë me Gjermaninë, ai u përgjigj se për momentin nuk ka kapacitete të mjaftueshme dhe se “Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër”.

Pasi marrëveshja e nënshkruar me Italinë më 6 nëntor të vitit të kaluar, ishte nxitje që këtë nga Shqipëria ta kërkojë edhe Mbretëria e Bashkuar, pas planit të dështuar për deportim të migrantëve në Ruandë, Rama e hodhi poshtë kërkesën duke thënë se kjo është "ekskluzive vetëm për Italinë".

Ky është rasti i parë i një vendi që nuk është anëtare e BE-së të pranojë emigrantë në emër të një vendi-anëtar të BE-së.

Rama, siç deklaroi më herët nuk ka informacione për datën e saktë se kur do të mbërrijnë emigrantët e parë apo nëse do të ketë një “prerje ceremoniale të shiritit”, duke shtuar se e gjitha kjo është në kompetencën e autoriteteve italiane.

Sipas mediave vendase, në Shqipëri sot paradite kanë mbërritur ekipe të gazetarëve italianë, që është një paralajmërim se emigrantët e parë do të mbërrijnë sot. Në qendrat mund të strehohen deri 3.000 emigrantë në muaj ose 36 mijë në vit. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR