• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tramp refuzoi të tregojë nëse ka biseduar me Putinin, por konsideron se kjo do të ishte e zgjuar

Tramp refuzoi të tregojë nëse ka biseduar me Putinin, por konsideron se kjo do të ishte e zgjuar

Çikago, 15 tetor (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donalld Tramp sot refuzoi të tregojë nëse ka biseduar me presidentin rus, Vlladimir Putin pas përfundimit të mandatit të tij në vitin 2021.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarit të Bllumbergut në Çikago, Tramp njëkohësisht shtoi se do të ishte e zgjuar nëse do ta kishte bërë atë, transmetojnë mediumet britanike.

"Nëse e kam bërë atë, do të ishte gjë e zgjuar", tha Tramp.

Në librin e ri të gazetarit të Uashington post, Bob Vuduord, "Lufta" ceket se Tramp, i cili është edhe kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, disa herë ka biseduar me Putinin pasi që u largua nga Shtëpia e Bardhë, në janar të vitit 2021. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR