• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Izraeli e bindë SHBA-në se nuk do t'i sulmojë instalacionet bërthamore iraniane

Izraeli e bindë SHBA-në se nuk do t'i sulmojë instalacionet bërthamore iraniane

Uashington, 15 tetor 2024 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden është e bindur se ka marrë garanca nga Izraeli se nuk do t'i sulmojë instalacionet bërthamore apo të naftës në Iran derisa po tenton t'i kundërpërgjigjet sulmit raketor iranian të 1 tetorit, cekën sot dy funksionarë amerikanë në kushte anonimiteti.

Administrata, gjithashtu, beson se dërgimi i sistemit mbrojtës raketor THAAD në izrael dhe rreth 100 ushtarë për të menaxhuar me të, e zbutë shqetësimin e Izraelit për hakmarrje të mundshme iraniane dhe çështjet e sigurisë në prëgjithësi.

Pentagoni para dy ditësh kumtoi se sistemimi i sistemit THAAD do të ndihmojë të përforcohet mbrojtja kundërajrore izraelite pas sulmeve të raketave balistike iraniane dhe me dronë në prill dhe tetor, duke cekur se kjo është miratuar në pajtim me direktivën e presidentit Bajden.

Funksionarët amerikanë, të cilët folën nën kushte anonimiteti, paralajmëruan se bindja nuk është e fuqishme dhe se rrethanat mund të ndryshojnë.

Ata, gjithashtu, vërejtën se përmbushja paraprake e premtimeve nga ana e Izraelit ishte e përzier dhe shpesh e ka reflektuar politikën e brendshme të Izraelit dhe nuk i ka përmbushur pritjet e Uashingtonit.

Kryeministri më i ri ishte në shtator kur autoritetet izraelite u thanë kolegëve të vet amerikanë se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do ta përshëndetë nismën për ndërprerje të zjarrit në Liban, që e kryesuan SHBA-ja dhe Franca.

Atëherë armata izraelite kreu sulm të madh ajror në të cilin u vra lideri i Hezbollahut, Hasan Nasralla. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR