• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli i Evropës: Rusia dëshiron ta fshijë identitetin historik dhe kulturor të Ukrainës

Këshilli i Evropës: Rusia dëshiron ta fshijë identitetin historik dhe kulturor të Ukrainës

Strasburg, 15 tetor 2024 (MIA) - Rusia, e cila po plaçkitë dhe shkatërron lokalitete të shumta historike, po tenton ta "fshijë identitetin historik dhe kulturor të Ukrainës", kumtoi sot Këshilli i Evropës, duke e dënuar "qëllimin gjenocidal të Moskës".

Në kumtesën për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në Ukrainë, Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale i Këshillit të Evropës "sërish e dënoi luftën aktuale agresive ndaj Ukrainës dhe e konfirmoi përkushtimin e paluhatshëm ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në kuadër të kufijve të vet të njohur ndërkombëtarisht".

Kongresi i dënoi "sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj vendeve të trashëgimisë kulturore në Ukrainë, që e shkelë të drejtën ndërkombëtare humanitare".

"Duke pasur parasysh se mbi një mijë objekte kulturore janë dëmtuar apo shkatërruar prej fillimit të luftës, Kongresi theksoi se gjuajtja dhe vjedhja e objekteve kulturore reflekton politikë sistematike të kahëzuar ndaj fshirjes së identitetit historik dhe kulturës së Ukrainës, që është gjendocidale në qëllimin e vet", ceket në deklarimin e miratuar sot nga Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës.

Rusia ishte anëtare e Këshillit të Evropës, prej ku ishte përjashtuar në mars të vitit 2022, disa javë pas fillimit të invazionit të vet në Ukrainë, përkujtojnë mediumet franceze.

"Rusia duhet të paguajë kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj trashëgimisë historike, kulturore dhe fetare", ceket në kumteësn e Këshillit të Evropës, që në fillim të prillit e formoi Regjistrin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Kongresi u bëri thirrje autoriteteve lokale dhe rajonale në mbarë Evropës t'i prëforcojnë përpjekjet e veta për ta ndihmuar Ukrainën "në vendosjen e partneritetit të vërtetë për trashëgiminë kulturore". ab/

foto: MIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR