• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama pranon se marrëdhëniet me Kurtin nuk janë si më parë dhe kumtoi se i ka dërguar letër Makronit dhe Sholcit

Rama pranon se marrëdhëniet me Kurtin nuk janë si më parë dhe kumtoi se i ka dërguar letër Makronit dhe Sholcit

Tiranë, 23 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për shtyp të pasdites, kryesisht kushtuar situatës në Kosovë, tha se “Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë asnjëherë notere e politikës që ndjek Kosova”.

Ai shtoi se nuk ka asnjë problem personal me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por pas komenteve të tij të fundit kur e hodhi poshtë draftin për formimin e AKS-së të propozuar nga ai, me argumentin “le ta paraqesë në Beograd për Luginën e Preshevës", gjërat mes vendeve nuk janë më ashtu siç duhet.

Sipas Ramës, nëse Shqipëria konsiderohet si “vëllai i madh” i Kosovës, detyrimi i saj është t’i thotë gjërat hapur ashtu siç janë. Dhe e vërteta, sipas Ramës, është se gjërat janë shumë të këqija për Kosovën në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.

"Për mua është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur. Albini nuk donte një ballafaqim të drejtpërdrejtë për këtë temë, sepse Albini lexon sondazhet dhe është i kënaqur që pikët e tij po rriten. Megjithatë, Shqipëria nuk është notere dhe nuk mund të jetë kurrë notere e politikës së ndjekur nga Kosova. Aq më tepër kur e konsiderojnë Shqipërinë “vëllain e madh” të Kosovës, siç thonë ata, jo mua, sepse nuk e kam thënë kurrë një gjë të tillë. Është detyra jonë të themi të vërtetën dhe të qëndrojmë në këmbë. Shqipëria është një vend i veçantë që ka interesat e veta", tha Rama.

Ai vlerësoi se marrëveshjet që ishin gati për t'u nënshkruar “mund të nënshkruheshin edhe pa qenë nevoja për të bërë një shou sikur gjërat të ishin normale”.

Rama i tha Serbisë se nuk do të diskutohet asnjë çështje përveç lirimit të tre policëve, duke shtuar se “kjo situatë është e dëmshme për rajonin, për procesin e Ballkanit të Hapur dhe për vetë Serbinë”.

Ai bëri të ditur se pardje i ka dërguar letrën e dytë presidentit Makron, kancelarit Sholc dhe kryetarit të Këshillit Evropian Sharll Mishell në të cilin nënvizonte domosdoshmërinë e realizimit të planit franko-gjerman, me mbështetjen e SHBA-së. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR