• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMK: Shtatë zjarre në ambient të hapur gjatë natës së kaluar, është hequr rreziku nga klori i derdhur në stacionin e filtrit

QMK: Shtatë zjarre në ambient të hapur gjatë natës së kaluar, është hequr rreziku nga klori i derdhur në stacionin e filtrit

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informoi se në vend në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej shtatë zjarre në ambient të hapur. 

QMK regjionale Shkup dhe Manastir kanë informuar për nga dy, QRMK Ohër, QRMK Shtip dhe QRMK Kumanovë për nga një zjarr të shuar në ambient të hapur.

Nga QMK-ja kumtojnë për një situatë të rrallë, por ende të rrezikshme, në të cilën është hequr rreziku nga klori i derdhur në stacionin e filtrit.

Qendra e menaxhimit të krizave tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1920 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112, nga të cilat 47,40 për qind janë thirrje “reale”, dhe 52,60 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve.

71.20% e thirrjeve aktuale në 112 në QKM janë bërë në polici, 23.20% në ndihmë mjekësore emergjente dhe 3.60% në zjarrfikës.

Në polici janë drejtuar 71,20 për qind, në ndihmën mjekësore urgjente 23,20 për qind, ndërsa te zjarrfikësit 3,60 për qind e thirrjeve reala në 112 në QMK. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR