• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMK: Janë angazhuar zhytës me qëllim që edhe nën ujë të konfirmohet gjendja e shtyllave në urën e lumit Cërna

QMK: Janë angazhuar zhytës me qëllim që edhe nën ujë të konfirmohet gjendja e shtyllave në urën e lumit Cërna

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar informacioneve nga Hekurudhat e Maqedonisë, sot në mëngjes informoi se përveç ekspertëve nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, janë angazhuar edhe zhytës me qëllim që edhe nën ujë të vërtetohet gjendja e shtyllave në urën e lumit Cërna në Stobi ku ka një shtyllë të plasaritur. 

Për shkak të kësaj tashmë dy ditë nuk po zhvillohet komunikacioni hekurudhor deri në Gjevgjeli, ndërsa komunikacioni rrugor zhvillohet ngadalë me transferimin e udhëtarëve me autobusë në Gradsko gjegjësisht Krivollak. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR