• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Qeveria: Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është në favor të shtetit, ankesat e aplikantëve shpallen të papranueshme përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara

Qeveria: Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është në favor të shtetit, ankesat e aplikantëve shpallen të papranueshme përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mirëpret vendimin e sotëm të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) që është në favor të shtetit dhe konfirmon se ankesat e aplikantëve janë shpallur të papranueshme në tërësi, duke përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara.

"Argumentet e Qeverisë në raport me papranueshmërinë e kërkesave janë respektuar plotësisht nga GJEDNJ-ja. Ndryshe nga pretendimet e aplikantëve, GJEDNJ-j nuk konstaton shkelje të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KEMDNJ). Vendimi i marrë sot nga GJEDNJ-ja ka të bëjë me 6 raste të cilat e paditën Republikën e Maqedonisë së Veriut në Gjykatën e Strasburgut me pretendime për shkelje të KEDNJ-së sipas nenit 5 dhe nenit 6. Me këtë vendim, Gjykata konsideron se ankesat e aplikantëve janë të papranueshme në parim për shkak të mospërdorimit të mjeteve juridike vendore", thuhet në kumtesën e shërbimi qeveritar për shtyp.

Si shtet anëtar i Këshillit të Evropës, Qeveria e shfrytëzon këtë mundësi për të ritheksuar përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vlerave që e mbështesin atë. Si vend që po zhvillon bisedime me BE-në me qëllimin përfundimtar anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Union, theksojmë se sundimi i së drejtës është një nga prioritetet më të larta.Në të njëjtën kohë, theksojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të kompetencave të saj ofron mbështetje për funksionimin e pavarur dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë.

"Në lidhje me këtë, dëshirojmë të informojmë opinionin se, duke qenë se procedimi penal të cilit i referohen kërkesat dhe ky vendim i Gjykatës së Strasburgut, janë ende në pritje pranë gjykatave vendore, Qeveria nuk do të bëjë asnjë koment shtesë, pasi që nuk do të ndikonte në proceset e mëtejshme", shtohet në kumtesë.
Nga Qeveria e informojmë opinionin se përkthimi zyrtar i thelbit të vendimit në formë të kumtesës nga Byroja për Përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para GJEDNJ-së do të jetë në dispozicion për opinionin dhe do të të bashkëngjiten edhe në faqen e internetit të Qeverisë në afat sa më të shpejtë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR