• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria: Menjëherë pas zgjedhjeve të përgatiten zgjidhje ligjore për statusin e specializantëve e mjekësisë

Qeveria: Menjëherë pas zgjedhjeve të përgatiten zgjidhje ligjore për statusin e specializantëve e mjekësisë

Shkup, 16 prill 2024 (MIA) - Qeveria në seancën e 15-të e shqyrtoi Informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me specializantët e mjekësisë dhe ka marrë vendim, në përputhje me ligjin, ndërsa menjëherë pas zgjedhjeve, të përgatiten propozim zgjidhje ligjore me të cilat do të  parashikohen të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme. 

 Në këtë mënyrë do të afrohet zgjidhja e plotë e statusit të specializantëve, siç thuhet në kumtesë "duke pasur parasysh rëndësinë për specializantët, por edhe për qytetarët dhe për sistemin shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut".

Bëhet fjalë për specializantë privatë të cilët me fondet e tyre e paguajnë specializimin, ndërsa dhe të cilët janë të angazhuar me marrëveshje në vepër në klinikën universitare ku kryejnë specializimin.



 

Siç theksohet në pres shërbimin qeveritar, "në bashkëpunim aktiv me specializantët, Qeveria deri më tani ka shfaqur   kujdes të madh për avancimin e statusit të tyre dhe është e vendosur të vazhdojë në këtë drejtim, drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve me interes për to dhe me interes publik, në funksion të shëndetit të qytetarëve".

 Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR