• e enjte, 25 korrik 2024

Qeveria: Me ligj do të rregullohet bashkëpunimi i posaçëm financiar me Hungarinë

Qeveria: Me ligj do të rregullohet bashkëpunimi i posaçëm financiar me Hungarinë

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme ka angazhuar Ministrinë e Financave që të hartojë ligjin me të cilin do të rregullohet bashkëpunimi i posaçëm financiar me Hungarinë për dhënien e 500 milionë eurove.

Paratë, siç theksojnë nga Pres shërbimi i qeverisë do të dedikohen për projekte kapitale në komuna dhe ekonominë vendore.

Ministria e Transportit në mbledhjen e sotme e ka informuar qeverinë se ka arritur marrëveshje me kontraktorin e autostradës Kërçovë - Ohër, Sinohidro për ta tërhequr arbitrazhin para Gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit në Paris në të cilën u akuzuan Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

"Në këtë mënyrë janë kursyer mbi 50 milionë euro që do të ishin shpenzuar nëse do të vazhdonte procedura e arbitrazhit", thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të qeverisë.

Ministria e Financave, nga ana tjetër thuhet se është informuar për vendimin për marrjen e licencës për organizimin e lojërave të fatit të lëshuar për Kompaninë për prodhim, tregti dhe shërbime "ARENA GAMING"- Strumicë.

"Tatimpaguesi nuk ka shlyer detyrimet tatimore mujore për periudhën e kontrollit dhe nuk ka punuar konform ligjit. Gjithashtu është konstatuar se Lotaria shtetërore në mënyrë të paligjshme ka ndarë licenca për organizimin e lojërave të fatit, për të cilat do të informohen edhe institucionet kompetente hetimore", theksohet në kumtesën e Pres shërbimit të qeverisë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR