• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Propozim për paraburgim për personat e dyshuar për vrasjen në Gostivar, motivi ka qenë mospajtimi dhe konfliktet

Propozim për paraburgim për personat e dyshuar për vrasjen në Gostivar, motivi ka qenë mospajtimi dhe konfliktet

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - PTHP Gostivar ka parashtruar propozim për caktimin e masës së paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh me qëllim të sigurimit të dëshmive të caktuara për tre personat e paraburgosur në lidhje me vrasjen e djeshme në Gostivar.

Pas skadimit të atij afati ligjor, siç informojnë nga PTHP Shkup, prokuroria do të informojë për procedurën hetimore dhe masat e reja të sigurisë që do të propozohen.

"Konform informacioneve fillestare, motivi i vrasjes janë mosmarrëveshjet dhe konfliktet shumëvjeçare mes autorëve të vrasjes dhe viktimës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Dje rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Debreshë të Gostivarit është qëlluar me armë automatike drejt R.K. (35) nga fshati Debreshë.

"Autorë të dyshuar të krimit janë vëllezërit J.V dhe B.V. nga i njëjti fshat. Ata në momentin e ekzekutimit ndodheshin në automjetin e udhëtarëve tip "Volvo" me targa zvicerane. Njëri prej tyre, B.V. është i arrestuar. Nga ai është marrë pushka automatike, me të cilën e ka kryer krimin, theksoi dje zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR