• e enjte, 25 korrik 2024

Një zjarr ka përfshirë disa shtëpi në Novo sellë të Strumicës, në shuarje janë angazhuar dy helikopterë

Një zjarr ka përfshirë disa shtëpi në Novo sellë të Strumicës, në shuarje janë angazhuar dy helikopterë

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në hambarin e një shtëpie në komunën e Novosellës, i cili më pas është përhapur me shpejtësi në tri shtëpi fqinje. Siç njoftojnë nga QMK, zjarri po përhapet shumë shpejt, dhe në afërsi ka një pikë karburanti.

Trembëdhjetë zjarrfikës të Strumicës kanë tentuar ta shuajnë stuhinë e zjarrit, por, në oborret e shtëpive ka shumë lëndë djegëse, gjë që, siç thonë ata, e vështirëson shuarjen.

"Në drejtim të zjarrit janë dërguar një helikopter i policisë dhe një i armatës. Helikopteri i policisë fillon me veprim, ndërsa i armatës në çdo moment do të jetë atje. Digjen shtëpi nga ana e majtë e rrugës kryesore të Novo sellës nga drejtimi i Strumicës", theksojnë nga QMK. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR