• e premte, 08 nëntor 2024

Qeveria do ta përmbushë obligimin për K-15 në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit, paralajmëroi Mickoski

Qeveria do ta përmbushë obligimin për K-15 në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit, paralajmëroi Mickoski

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Rreth 83 deri në 84 mijë të punësuar, punëdhënësi i të cilëve është Qeveria, do të marrin K-15 në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur nëse mësimdhënësve do t'u paguhet regresi për pushim vjetor.

"Po, edhe pse kjo nuk ishte e paraparë në buxhetin bazë, në ribalancimin e buxhetit janë paraparë rreth një miliard denarë për pagesën e K-15, që është obligim ligjor i të gjithë punëdhënësve, dhe këtë obligim ligjor Qeveria si punëdhënësi më i madh synon ta kryej diku nga fundi i nëntorit, fillimi i dhjetorit", tha Mickoski.

Ai përkujtoi se sipas Ligjit, për ushtrimin e të drejtës në K-15 kërkohet minimumi gjashtë muaj përvojë pune dhe theksoi se pagesa mbi atë bazë do të mundësohet për një numër më të madh të qytetarëve që do të fitojnë punë në ndërkohë.

Lidhur me kërkesën e sindikatave për takim për rritjen e pagës minimale, ai tha se janë të gatshëm të bisedojnë me të gjithë në bazë të mundësive reale të Buxhetit.

Ne jemi të gatshëm, theksoi ai, të organizojmë një takim me sindikatat dhe punëdhënësit dhe së bashku të gjejmë një zgjidhje.

"Jam i bindur se të gjithë kemi një interes të përbashkët - që Maqedonia të ketë sukses. Nëse të gjithë udhëhiqemi nga ky interes i përbashkët, atëherë jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje, tha Mickoski, në pyetjen e një gazetari gjatë vizitës në SHF "Stiv Naumov" me rastin e fillimit të vitit shkollor. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR