• e enjte, 09 janar 2025

Është ulur dukshmëria në rrugën nga Tetova deri në fshatin Gajre

Është ulur dukshmëria në rrugën nga Tetova deri në fshatin Gajre

Shkup, 8 janar 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë vende-vende të lagështa në viset më të larta dhe rrugë kryesisht të thata në vendet më të ulëta. Dukshmëri të ulur prej 20 deri 50 metra për shkak të mjegullës ka në drejtimin rrugor Tetovë - fshati Gajre, informon NP Rrugët e Maqedonisë.

Nga LAMM, ndërkaq, theksojnë se intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR