Dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës në disa akse rrugore në vend
- Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 20 - 30 m. ka në aksin rrugor Tetovë - Fshati Gajre, prej 100 - 150 m. në aksin rrugor Shkup - Veles, Veles - Shkup, Shkup - Kumanovë, Kumanovë - Shkup dhe kryqëzimi Hipodrom - Shkup, deri në 80m. në aksin rrugor Dellçevë - Makedonska Kamenicë dhe nga 50 - 100m. në qafën malore Gjavatë. Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të Bashino Sellos, është e mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit, theksojnë nga LAMM.
Shkup, 9 shtator 2025 (MIA) - Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 20 - 30 m. ka në aksin rrugor Tetovë - Fshati Gajre, prej 100 - 150 m. në aksin rrugor Shkup - Veles, Veles - Shkup, Shkup - Kumanovë, Kumanovë - Shkup dhe kryqëzimi Hipodrom - Shkup, deri në 80m. në aksin rrugor Dellçevë - Makedonska Kamenicë dhe nga 50 - 100m. në qafën malore Gjavatë. Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të Bashino Sellos, është e mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit, theksojnë nga LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s