• e premte, 10 janar 2025

Takim pune e zëvendëskryeministrit Nikollovski me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer

Takim pune e zëvendëskryeministrit Nikollovski me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e Austrisë në Maqedoni, Martin Pamer në të cilën janë konfirmuar lidhjet e mira dypalëshe mes dy vendeve, me theks të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike.

Siç njoftuan nga Ministria e Transportit, zëvendëskryeministri Nikolloski i ka prezantuar kushtet për investim në vend, ndërsa është biseduar edhe për thirrjen për linja të reja ajrore që i ka publikuar Ministria, si dhe për mundësinë për ndërlidhje shtesë mes dy vendeve.

Në takim Nikolloski i ka pezantuar edhe planet për realizimin e projekteve të mëdha kapitale në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, me ç'rast e ka shfrytëzuar mundësinë që t'i ftojë të gjitha kompanitë e kualifikuara që të marrin pjesë në thirrjet publike.

"Kam pasur një takim të shkëlqyer me ambasadorin Pamer. I prezantova planet tona investuese për zhvillimin e infrastrukturës së korridoreve 8 dhe 10. Me Austrinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe në frymën e këtyre marrëdhënieve vazhdon bashkëpunimi mes dy vendeve", theksoi pas takimit zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Nikolloski. mb/

Foto: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR