Më ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Kodër të Diellit
- – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë, -3 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, 39 centimetra.
- Post By Fitore Curri
- 09:04, 9 janar, 2025
Shkup, 9 janar 2025 (MIA) – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë, -3 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, 39 centimetra.
Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 janë matur -1 gradë në Manastir, 0 Kodër të Diellit, Llazaropolë, 1 Kriva Pallankë, Shtip, 2 Shkup – Petrovec, Strumicë, Kumanovë, Kavadar, Prilep, Pretor, 3 Shkup – Zajçev Rid, Dibër, Tetovë, Ohër, 4 Krushevë, Veles, Vinicë, Hanet e Mavrovës, Demir Kapi, si dhe 8 gradë në Gjevgjeli.
Lartësia e shtresës së borës është 27 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe 3 në Krushevë.
Sipas DPHM, sot në lugina në pjesën më të madhe të ditës moti do të jetë i qetë me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Në pjesët e tjera mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 6 deri 15 gradë. Në Shkup kryesisht vranët dhe qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë deri 7 gradë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s