• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Qeveria dëshiron zgjidhje më të mirë dhe më transparente ligjore për përfaqësim të drejtë

Qeveria dëshiron zgjidhje më të mirë dhe më transparente ligjore për përfaqësim të drejtë

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Publiku menjëherë  do të informohet se kur do të përcaktohet se në cilën periudhë dhe si do të rishikohet ligji për përfaqësim të drejtë, si dhe aktorë do të përfshihen në gjetjen e zgjidhjes më të mirë. Teksti ende nuk ka mbërritur në Qeveri, prandaj nuk mund të komunikohen detaje për përmbajtjen e tij, tha sot zëdhënësja Marija Miteva. 

 "Edhe dje thashë që nuk ka mbërritur një ligj i tillë në Qeveri që të komunikoj detaje, por ju siguroj se ne duam një zgjidhje e cila do të jetë transparente për publikun dhe me të cilën do të njoftoheni. Kur do të krijohen kushte, kur ta shikojmë do t'ju informojmë menjëherë. Dhamë propozim për të njëjtën zgjidhje për të kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias, për të evituar ndonjë parregullsi", tha Miteva, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për media për punën e bërë të Drejtorisë Doganore.

 Ajo u përgjigj shkurt në lidhje me takimin e sotëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me disa nga kryetarët shqiptarë në Tetovë.

"Vlerësojmë që të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë duhet të kenë një qëllim të vetëm - si të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve. Në shkencë nuk duhet dhënë kurrë asnjë shtesë, përveçse si të avancohet. Në Maqedoni ka një institucion i tillë, quhet ASHAM", tha Miteva. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR