Putin: Dora ruse do të arrijë te të gjithë ata që janë përfshirë në sulmin në Krokus Siti Holl
- Dora ruse do të arrijë të gjithë ata që urdhëruan dhe përfituan nga sulmi terrorist në Krokus Siti Holl në Moskë, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:17, 2 prill, 2024
Moskë, 2 prill 2024 (MIA) - Dora ruse do të arrijë të gjithë ata që urdhëruan dhe përfituan nga sulmi terrorist në Krokus Siti Holl në Moskë, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.
"Për ne është e rëndësishme të përcaktojmë jo vetëm autorët e drejtpërdrejtë, por edhe të gjitha hallkat, zinxhirët kriminalë të atyre që përfitojnë nga ai krim. Me siguri do t'i arrijmë", tha lideri rus në mbledhjen e zgjatur të kolegjiumit të MPB-së.
Rusia pagoi një çmim shumë të lartë për sulmin terrorist në “Krokus Siti Holl” dhe analiza e gjendjes së punës së autoriteteve të sigurisë duhet të jetë jashtëzakonisht objektive dhe profesionale, theksoi Putin.
"Është e rëndësishme, para së gjithash, të ngrihet siguria në një nivel të ri - të sigurohet rregulli në objektet sportive, transportin dhe qendrat tregtare dhe argëtuese, shkollat, spitalet, universitetet, teatrot e kështu me radhë", tha lideri rus.
Në të njëjtën kohë, ai tha se ngjarjet e fundit tragjike në Krokus Siti Holl nuk duhet të lejohen të shkaktojnë rritje të ksenofobisë dhe islamofobisë.
Putini i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që t'i kushtojë vëmendje veprimeve për neutralizimin e krimit të organizuar.
"Duhet të kihet parasysh se grupe të tilla, ndonjëherë sindikata të vërteta kriminale, shpesh kanë karakter ndërkufitar dhe punojnë krah për krah me shërbimet e huaja të inteligjencës, emisarë të strukturave ekstremiste radikale ndërkombëtare", tha presidenti rus. qa/
Foto: skrinshot