• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria britanike paralajmëron për rrezik nga përzierja ruse në zgjedhjet në Britani të Madhe

Qeveria britanike paralajmëron për rrezik nga përzierja ruse në zgjedhjet në Britani të Madhe

Londër, 30 qershor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri britanik Oliver Dauden sot paralajmëroi për rrezik nga përzierja ruse në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe më 4 korrik, pasi një media australiane zbuloi një aktivitet të koordinuar të llojit të tillë në "Fejsbuk".

"Gjatë të gjitha zgjedhjeve ekziston kërcënim, dhe me të vërtetë e shohim gjatë këtyre zgjedhjeve, nga pjesëmarrës armiqësorë të cilët po bëjnë përpjekje të ndikojnë në rezultatin" e votimit, deklaroi Oliver Dauden për televizionin "Skaj njuz".

"Rusia është shembull për këtë dhe ky është shembull klasik i lojës ruse", shtoi ai, duke menduar në operacion në "nivel të ulët".

Televizioni publik australian Ej Bi Si identifikoi pesë faqe të koordinuara "Fejsbuku" me gjithsej 190.000 parapagues, të cilët kritikojnë disa parti politike britanike, përfshirë edhe laburistët dhe konservatorët, por ndonjëherë e mbështesin partinë kundër emigracionit të Nejxhëll Farazh "Reforma e Mbretërisë së Bashkuar". Ekspertë të intervistuar nga Ej Bi Si këtë e shohin si shenjë për ndikim rus.

"Unë nuk sugjeroj aspak se ka ndonjë lloj marrëveshjeje të drejtpërdrejtë" midis Rusisë dhe liderit të partisë antiemigracion "Reforma UK" Najxhell Farazh", deklaroi Oliver Dauden, duke theksuar se qëllimi i tij ishte të "paralajmëronte" për "kërcënimin nga ndërhyrja shtetërore ruse në zgjedhjet tona”.

Nga ana tjetër, ai i dënoi komentet e fundit të Farazh se Perëndimi e ka "provokuar" luftën në Ukrainë. 

I pyetur në eterin e televizionit "Skaj Njuz" për frikën nga përzierja e huaj, Farazh i quajti pretendimet e Dauden "lajm i rremë rus".

Ai, gjithashtu, përsëriti se rasti me vërejtjet raciste për kryeministrin britanik Rishi Sunak të dhëna nga një prej aktivistëve të tij është "kurth". "Ai ishte vetëm një truk nga fillimi në fund" dhe "përpjekje e qëllimshme që të shkatërrohet fushata jonë", tha Farazh. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR