• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pushim pa pagesë për fëmijët e familjeve në rrezik social dhe fëmijëve shfrtytëzues të shtesës së veçantë për verën e vitit 2023

Pushim pa pagesë për fëmijët e familjeve në rrezik social dhe fëmijëve shfrtytëzues të shtesës së veçantë për verën e vitit 2023

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi edhe Informacionin për realizimin e projektit për shfrytëzimin e shërbimit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familjet në rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të ndihmës së veçantë për verën e vitit 2023, e parashtruar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 

Përmes Projektit, siç është bërë e ditur në kumtesën e Qeverisë, munfësohet shfrytëzimi i shërbimit pa pagesë për rekreacion të fëmijëve nga familjet në rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të ndihmës së veçantë, në objekte për pushim dhe rekreacion për verën e vitit 2023. Pushimi dhe rekreacioni shfrytëzohen gjatë pushimit veror. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale detyrohet për realizimin e këtij projekti, mes tjerash edhe përmes publikimit të shpalljes në Ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe në qendrat për punë sociale, në qershor të vitit 2023. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR