• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokurori publik i shtetit hedh poshtë akuzat se ka bërë presion ndaj një prokurori të lartë publik

Prokurori publik i shtetit hedh poshtë akuzat se ka bërë presion ndaj një prokurori të lartë publik

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Prokurori Publik i Shtetit, Ljupço Kocevski, i hedh poshtë, siç thotë ai, pretendimet e pabazuara për gjoja ndërhyrje në një rast në të cilin Prokuroria e Lartë Publike Shkup ka vepruar më shumë se një muaj.

"Nga pozita e Prokurorit Publik të Shtetit, për herë të parë pas më shumë se katër vitesh kam pasur obligim që të mbikëqyr punën e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, sepse kam marrë informacione dhe aktgjykime nga Gjykata Supreme, të cilat tregojnë se është e mundur puna joprofesionale e disa prokurorëve publikë, si dhe raportimet për kërcënime, presione dhe sjellje të pahijshme ndaj punonjësve të prokurorisë. Këto raporte janë dorëzuar edhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë, pretendimet janë të dokumentuara dhe kam detyrimin t'i kontrolloj. Pretendimet e rreme për presione të supozuara nisën menjëherë pas fillimit të kontrollit, gjë që vetëm më konfirmon se po bëj gjënë e duhur dhe nuk kam ndërmend të heq dorë prej saj. Tema e caktuar që përmendet nuk i nënshtrohet fare shqyrtimit dhe përmendet vetëm për të ushtruar presion politik dhe për të më detyruar të tërhiqem. Por kjo nuk do të ndodhë në asnjë moment!”, thotë Kocevski në reagim.

Ai shton se me marrjen e pozitës së prokurorit publik është betuar se do ta kryej detyrën me ndershmëri dhe përgjegjësi dhe se do ta bëjë këtë. Ai njofton se të gjitha informacionet në të cilat do të vijë do t'i shpallë pas kontrollit menjëherë pas përfundimit të procedurave përkatëse të parapara me Ligjin për Prokurorinë Publike.

"Deri në fund të këtij muaji do të kryhen kontrollet në të gjitha prokuroritë tjera të larta publike dhe në PTHPNKOK. Për të gjitha kontrollet janë obliguar prokurorët publikë nga Prokuroria e Republikës, të caktuar si koordinatorë për prokuroritë përkatëse me orar të rregullt vjetor. Sipas detyrave, ata do të duhet të kontrollojnë punën e subjektit të të gjithë prokurorëve publikë në rastet në të cilat prokurorët kanë hequr dorë nga ankesa apo aktakuza. Prandaj pres që sulmet ndaj meje të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh, sidomos nga njerëz të cilët me vendime të tilla prokuroriale shpëtuan nga ndjekja penale ndërsa qytetarët prisnin drejtësi", thuhet në demantin e Kocevskit.

Prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi në një prononcim për Kanal 5 thotë se Kocevski drejtpërdrejtë i ka thënë të ketë kujdes se si do të veprojë në rastin e lidhur me partinë politike VMRO-DPMNE. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR